
Sipas platformës së KQZ-së për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë interesimi i qytetarëve për të votuar është i lartë.
Numri i votuesve që kanë votuar deri në orë 19:00 është 885,514 apo 44,29% e votuesve. Këto janë rezultatet e para të publikuara nga KQZ nga 2,493 vendvotime të procesuara nga 2,557 apo 97.50% të vendvotimeve.
