Ka përfunduar protesta e BSPK-së.
Ka përfunduar protesta e organizuar nga BSPK-ja në Ditën e Punëtorëve.
Në këtë protestë u adresuan pakënaqësitë dhe kërkesat e punëtorëve.
Nexhat Llumnica nga sindikata e KEK-ut tha se punëtorët e KEK-ut janë të pakënaqur me Ligjin e Pagave, kërkojnë Marrëveshjen Kolektive në nivel sektorial, njohjen e sëmundjeve profesionale në vendin e punës etj.
Ndërsa Rrahman Jasharaj duke kujtuar grevën e fundit tha se sikur mund të jetë vonë për qeveritarët përmbushja e kërkesave të punëtorëve.
Në fund u lanë edhe disa “certifikata” në rrethojat e Qeverisë.