Përfundon protesta në Drenas, protestuesit bëjnë një veprim të papritur në fund

14:53 | 08 February 2019

Tashmë ka përfunduar protesta e cila po mbahej në Drenas për rastin e 16 vjeҫares.

Protestuesit në Drenas kanë kërkuar nga Policia që të distancohen nga kolegu i tyre Vesel Veseli, duke bërë dy hapa prapa.

Kërkesën e tyre, nuk e kanë miratuar policia.

Më pas protestuesit e kanë shkelur vetë atë mirënjohje.

“Nëse se boni ju, e bojna na’, kanë thirrur ata në prag të përfundimit të protestës.

Protestuesit në Drenas: Do të protestojmë edhe para gjinekologut që coptoi trupin e një të miture

Në orën 12 në Drenas ka nisur protesta për rastin e fundit që tronditi vendin, ai i keqpërdorimit të 16 vjeçares nga profesori e më pas edhe nga polici.

Një nga udhëheqësit e protestës, para Stacionit Policor në Drenas, ka thënë se protestë do të mbahet edhe kundër gjinekologut Fehmi Ahmeti.

“Pa licencë, pa asnjë kusht elemtnar pune, e mbi të gjitha, I ashtuquajturi gjinekolog guxoi të coptonte trupin e një të vajze të vogël prandaj, si për profesorin, e policin edhe nisoj edhe ky kriminel mantiblardhë e ka vendin prapa grilave. E keqja ka ndodhë, na jemi thellësisht të indinjumë, por kjo nuk do të thotë se shkollat, policia e spitalet janë për popullin e me popullin. Hapi më i mirë i juaj është të distancoheni prej kolegut tuaj kriminel, me ditë që jeni ndryshe, e me ditë që mundemi me u mbështetë te ju. Komandanti i Stacionit Policor, të kryejë një hetim për të gjithë stafin. Të merret me vetëdijësimin e stafit për barazi gjinore.”, ka thënë ai.

Komento: