Përfundon rrënimi i kazinove ilegale në Karaçevë

11:43 | 19 Shtator 2020

Përfundojnë rrënimet në Karaçevë.

Në Karaçevë, kanë përfunduar rrënimet e 11 objekteve të destinuara si kazino ilegale, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova ka mësuar se deri në orët e hershme ka vazhduar rrënimi i këtyre objekteve por se tani ka përfunduar.

Kujtojmë se mbrëmë (e premte) nisi një aksion i gjerë i Policisë ku u bastisën dhe arrestuan ata që zhvilluan veprimtari të paligjshme në këtë zonë kufitare me Serbinë.

33 persona janë arrestuar, 10 prej të cilëve ishin zyrtarë policorë.

Ndër të arrestuarit janë edhe disa gra që kanë zhvilluar veprimtarinë e prostitucionit, sipas asaj që ka mësuar Klan Kosova.

Komento: