Përfundon seanca e Kuvendit, buxheti diskutohet në seancën e të shtunës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përfundon seanca e Kuvendit, buxheti diskutohet në seancën e të shtunës

20:09 | 30 Janar 2019

Ka përfunduar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës dhe debutetët kanë shtyrë disa pika të rendit të ditës për të shtunën.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shtyrë disa pika të rendit të ditës për ditën e shtunë, kur edhe do të diskutohet për Projektligjin për buxhetin e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se buxheti i vitit 2019 do të diskutohet në seancën e së shtunës, pra më 2 shkurt.

“Me 2 shkurt, në ora 10:00 do të ketë seancë për buxhetin. Para votimit të buxhetit janë 9 pika të tjera të rendit të ditës. Shpresojmë që ligji për buxhetin të kalojë në mënyrë që të gjithë sektorët publikë të funksionojnë”, ka thënë Veseli.

Ndryshe kundër votimit të buxhetit janë deklaruar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kurse PSD-ja është deklaruar se do ta votojë buxhetin vetëm nëse Qeveria ia plotëson pesë kërkesa, ku njëra prej tyre është edhe shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Komento: