Përfundon seanca, PDK-ja tërheq projektligjet

13:21 | 14 Prill 2020

PDK-ja tërheq projektligjet, përfundon seanca.

Është ndërprerë seanca e jashtëzakoshme për shkak se PDK-ja është tërhequr në lidhje me propozimin e saj për pakon emergjente.

Shefi i GP të PDK-së, Bedri Hamza, tha se duke parë që nuk ka pajtueshmëri, PDK-ja e tërheq projekt ligjet.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani sqaroi inicuesit se u tërheqën nga propozimi dhe se unë nuk mund të shkel rregulloren e Kushtetutën e vendit

Ajo sqaroi për të disatën herë se në bazë të komentarit nuk mund të futen në votim propozimet e PDK-së.

Komento: