Kjo është renditja përfundimtare në grupet A dhe B Ligën e Parë.
Është mbyllur sezoni 2022/23 në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Sot u zhvilluar xhiroja e 27-të dhe e fundit në të dy grupet e kësaj kategorie.
Në Grupin A u shpall kampion Feronikeli ’74, kurse Fushë Kosova në Grupin B. Të dy këto skuadra do të jenë pjesë e Superligës sezonin e ardhshëm.
Liria dhe Ulpiana kanë ende mundësi për të siguruar ngjitjen në elitën e futbollit kosovar.
Këto dy skuadra do të takohen mes vete në barazhin e Ligës së Parë, me skuadrën fituese pastaj do të luajë ndeshjen vendimtare të barazhit, me skuadrën nga pozita e tetë e Superligës – e cila do të përcaktohet javën e ardhshme.
Vëllaznimi ka rënë nga Liga e Parë, pasi u rendit i fundit në Grupin A, bashkë me Arbërinë, që ishte e fundit në Grupin B.