
Harry Kane ka pësuar një lëndim të rëndë.
Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ka shprehur shqetësimin e tij se Harry Kane mund të mos luajë më këtë stinor shkaku i lëndimit.
Kane pësoi një lëndim në ligamentin e nyjës së këmbës në minutën e 55-të pas një dueli me Fabian Delph në përballjen me Manchester City-në në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

“Jam i brengosur që ai do të mungojë për pjesën e mbetur të stinorit”, ka thënë Pochettino pas ndeshjes.
“Shpresojmë që nuk është ndonjë problem i madh dhe se ai mund të rikuperohet sa më shpejt që është e mundur sepse nuk po duket mirë”.
“Nëse e shihni aksionin, duket që ai e ka përdredhur nyjën e këmbës dhe ndoshta i ka dëmtuar prapë ligamentet. Do ta kontrollojmë në ditët në vijim. Dhemb shumë por ç’ke t’i bësh?”