Përfundon sezoni për yllin e madh të Bayern Munchen

21:09 | 14 Dhjetor 2018

Futbollisti holandez është lënduar javën e shkuar dhe Bayern Munich nuk do të mund të llogarisë në Arjen Robben në pjesën e mbetur të ndeshjeve që ka skuadra bavareze në vitin 2018.

Holandezi nuk ka luajtur as në sfidën me Ajaxin të mërkurën, por do të mungojë edhe në duelet që Bayern i luan përballë Nurnbergut dhe Werder Bremenit në Bundesligë.

“Robben nuk do të mund të luajë në ndeshjet e mbetura. Presim që ai të kthehet më 4 janar”, ka thënë trajneri Niko Kovaç në konferencë për shtyp. “Mjekët na kanë konsultuar që mos ta rrezikojmë të lëndohet më shumë, prandaj do ta lëmë të pushojë”.

Robben po luan sezonin e fundit me Bayernin pasi ka konfirmuar që do të largohet në muajin maj.

Komento: