Arsenali është rikthyer te fitorja në Ligën Premier, pas humbjes javën e kaluar.
Skuadra londineze ka arritur që me vështirësi të triumfojë ndaj Burnleyt, me rezultat 3-1.
Pierre Emerick Aubameyang e hapi serinë e golave për vendasit kur shënoi në minutën e 14-të.
Asistues në këtë gol ishte mbrojtësi i majtë boshnjak, Sead Kolasinac. Me epërsinë 1-0 të Arsenalit, përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Topçinjët e nisën mirë edhe pjesën e dytë kur realizoi përsëri sulmuesi afrikan Aubameyang për 2-0.
Burnley ngushtoi epërsinë në minutën e 63-të, kur realizoi sulmuesi Barnes. Por krejt në fund të ndeshjes, ishte nigeriani Alex Iwobi që realizoi për 3-1.
Pas kësaj fitore, Arsenali ka grumbulluar 37 pikë dhe ndodhet në vendin e pestë.
Ndërkohë në ndeshjen e radhës, skuadra e Unai Emery luan në udhëtim tek Brighton.