Përfundon takimi i Escobar dhe Lajcakut me Osmanin, tani takohen ne opozitën

11:26 | 06 Qershor 2023

Pas Osmanit, Escobari dhe Lajçaku takojnë krerët e opozitës.

Ka përfunduar takimi ndërmjet të dërguarit të posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atij të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me presidenten Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi, ata janë nisur në drejtim të Zyrës së BE-së në Kosovë për t’u takuar me krerët opozitarë, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim është parë duke shkuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj. Pjesë e takimit pritet të jetë edhe i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kujtojmë se të hënën mbrëma, të dy diplomatët janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast kanë bërë thirrje për qetësim të situatës në veri, njofton Klan Kosova.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka ripërsëritur tri kërkesat që ia ka bërë mbrëmë kryeministrit Albin Kurti.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka bërë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim, njofton Klan Kosova.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në dialog për normalizim”.

Komento: