
Ka përfunduar takimi i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ismet Beqiri nuk ka treguar nëse në mbledhjen e Kryesisë kanë vendosur për kandidatin për kryeministër derisa shkurt ka thënë se “ka emra sa të duash”.
Mbledhja ka nisur në ora 10:00 dhe pak me parë ka përfunduar.
Gjithë këto zhvillime vijnë pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro qeverisë së drejtuar nga LDK ka qenë e pavlefshme.
Vendi pritet të mësojë datën e zgjedhjeve të reja posa të dalë aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Një gjë të tillë e ka thënë u.d e presidentes, Vjosa Osmani.