Përfundon takimi i Kurtit me emisarin britanik, Stuart Peach

17:58 | 05 January 2023

Ka përfunduar takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe emisarit britanik, Stuart Peach.

Në takimin me Kurtin, Stuart Peach ishte i shoqëruar nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott.

Gjatë ditës, emisari britanik, Peach takoi edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit i theksoi atij se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe të angazhuara për paqe dhe siguri.

Osmani i ka kërkuar Peach që ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë, bashkësia ndërkombëtare ta mbajë një qëndrim unik duke dënuar veprime e tilla dhe duke mos bërë barazimin e palëve kur dihet qartë se kush është agresori.

Komento: