Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma, ka përfunduar takimin me kryeministrin Albin Kurti në Kryeministri.
Ai ka qenë i shoqëruar edhe me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Para Kurtit, Verma u takua edhe me presidenten Osmani, e cila pas takimit tha se i është konfirmuar se Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik.
Pas pak pritet të fillojë Mbledhja e Qeverisë, e cila është paraparë të nisë nga ora 11:00. /Express/