Përfundon takimi Inter-Udinese, ky është rezultati

20:13 | 15 December 2018

Pas barazimit me Romën dhe humbjes nga Juventusi, Interi i është kthyer fitores në Serie A pasi arriti të triumfojë ndaj Udineses me rezultat 1-0.

Zikaltrit ishin më të mirë dhe fitorja e shumë pritur nga skuadra e Luciano Spallettit ishte e merituar.


Pjesa e parë kryesisht u zhvillua në mesfushë dhe jo me shumë raste serioze për gol.

Rastin e parë serioz për gol e kishte Mauro Icardi (66′), por argjentinasi gjuajti jashtë portës me kokë pas harkimit të bukur të Keita Baldes.

Ishte kapiteni zikaltër që shënoi në minutën e 76-të nga pika e bardhë në stilin Panenka, duke befasuar kështu portierin kundërshtar.

Në pjesën e mbetur skuadra nga Giuseppe Meazza u vendos mirë dhe nuk lejoi të befasohet nga mysafirët.

Vlen të theksohet se gjatë gjithë ndeshjes për Udinen luajti shqiptari, Valon Behrami.

Pas kësaj fitore Interi renditet i treti me 32 pikë, kurse Udinese në vendin e 17 më 13 pikë. Ndeshja e ardhshme e zikaltërve është kundër Chievos, ndërsa Udinese ndaj Frosinones.

Komento: