Përfundon takimi Kosnett, Haradinaj e Veselit, askush nuk flet për media

13:57 | 22 Janar 2019

Rreth një orë ka zgjatur takimi mes ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarit, Kadri Veselit.

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave.

I pari që doli nga takimi dhe ndërtesa e Kuvendit ishte ambasadori amerikan dhe më pas edhe kryeministri Haradinaj.

Komento: