Krerët e shtetit kanë përfunduar takimin me ambasadorin Kosnett por ata kanë vazhduar takimin më pas dhe pritet që të dalin me një vendim.
Lajmi.net merr vesh se pa praninë e ambasadorit Kosnett, ka vazhduar takimi mes Thaçit, Veselit e Haradinajt.
Ndërkohë ende nuk dihet për detajet e takimit me ambasadorin amerikan, ky i fundit tash e sa kohë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta kthejë prapa vendimin për taksë.