Ka përfunduar takimi në mes ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier dhe dy kryetarëve të veriut, konkretisht atij të Zveçanit, Ilir Peci dhe Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
Siç raportohet në media, vetura e ambasadorit amerikan ka dalë nga objekti i BE-së dhe ka hyrë në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Takimi me Hovenierin është mbajtur në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe pritet të ndiqet edhe nga shefi i kësaj zyre, Tomas Syzjong.