Është mbajtur një takim i rëndësishëm në Ohër.
Plot 120 minuta ka zgjatur takimi informal mes kryeministrit shqiptar Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq me kryeministrin e Maqedonisë Veriore në Ohër.
Ora News raporton se në takimin informal është diskutuar bashkëpunimi ekonomik si dhe lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve në Ballkan.
Pas takimit në hotel, tre liderët do të darkojnë në një restorant në Ohër.
Samiti po ndiqet nga afër edhe nga Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.
Në axhendën e këtij takimi do të jetë një mbledhje pune që do të mbahet të dielën ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi.
Në këtë mbledhje nuk do të ketë prani të Kosovës, edhe pse pak ditë më parë ishte Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ftoi Bosnjen, Maline Zi dhe Kosovën në këtë takim.