Përfundon takimi mes Zaev, Rama dhe Vuçiq, ja çfarë u bisedua – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Përfundon takimi mes Zaev, Rama dhe Vuçiq, ja çfarë u bisedua

21:16 | 09 Nëntor 2019

Është mbajtur një takim i rëndësishëm në Ohër.

Plot 120 minuta ka zgjatur takimi informal mes kryeministrit shqiptar Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq me kryeministrin e Maqedonisë Veriore në Ohër.

Ora News raporton se në takimin informal është diskutuar bashkëpunimi ekonomik si dhe lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve në Ballkan.

Pas takimit në hotel, tre liderët do të darkojnë në një restorant në Ohër.

Samiti po ndiqet nga afër edhe nga Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.

Në axhendën e këtij takimi do të jetë një mbledhje pune që do të mbahet të dielën ku përveç tre liderëve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi.

Në këtë mbledhje nuk do të ketë prani të Kosovës, edhe pse pak ditë më parë ishte Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ftoi Bosnjen, Maline Zi dhe Kosovën në këtë takim.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!