Përfundon telenovela, Eden Hazard transferohet të gjiganti evropian

08:21 | 06 Prill 2019

Eden Hazard pritet të largohet nga Chelsea në afatin e verës.

‘Marca’ shkruan se ylli i Chelsea këtë javë do të kompletojë bisedimet me Real Madridin, për t’u transferuar gjatë verës në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell lajmi. net.

Negociatat mes dy klubeve pothuajse janë kompletuar, edhe pse Chelsea po ngurron të shes lojtarin, sidomos pas dënimit të FIFA për ndalimin e blerjeve të lojtarëve.

‘Blutë’ janë të dënuar nga FIFA me ndalesën për të blerë lojtarë, pas thyerjes së rregullave në transferimin e disa lojtarëve të rinj.

Por, kjo nuk do të pengojë Hazardin për të kompletuar ëndrrën e tij, për të veshur fanellën e Real Madridit.

Reprezentuesi belg pritet të bëjë një vizitë të menjëhershme në kryeqytetin spanjoll, për të blerë një shtëpi dhe për të njohur qytetin, që shumë shpejt do të jetë shtëpia e tij e re.

Eden Hazard është pjesë e Chelsea që nga viti 2012, kur ishte transferuar nga Lille, dhe në 239 paraqitje ka shënuar 83 gola.

https://www.youtube.com/watch?v=w0AF4kABJec

Komento: