Përfundon telenovela, Kean transferohet në Premierligë

18:49 | 31 Korrik 2019

Agjenti i yllit të Juventusit, Mino Raiola aktualisht është në Liverpool për të mbyllur marrëveshjen me klubin nga premierliga, Everton.

Kalimi i Kean në Goodison Park tani është punë e kryer, thonë se Sky Italia, përcjell ORAinfo.

Tani Raiola po diskuton detajet e kontratës para zyrtarizimit të sulmuesi të njohur.

Lojtari aktualisht është duke pritur në Monte Carlo derisa marrëveshja të ndodhë dhe është i lumtur që luan në Premier League. /ORAinfo/

Komento: