Përfundon “telenovela”, këtë fanellë do ta vesh Asensio

20:59 | 28 Prill 2019

Marco Asensio, ka një sezon disi negativ për Real Madridin, por pavarësisht kësaj, Los Blancos duan ta mbajnë atë dhe e konsiderojnë atë një nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm.

Kjo u konfirmua edhe nga agjenti i lojtarit, Horacio Gaggioli, i cili foli në ESPN për disa oferta për lojtarin, përcjell ORAinfo.

“Ishin oferta prej 150 dhe 180 milionë euro për Asension, por Real Madridi as nuk donte t’i dëgjonte,” tha ai.

Klubet e Premier Ligës Manchester United dhe Liverpuli thuhet se kanë shprehur interesimin e tyre për spanjollin gjatë dy muajve të fundit, duke kërkuar të përforcojnë ekipet e tyre me mesfushorin e gjithanshëm./ORAinfo/

Komento: