Përfundon “telenovela”, këtë fanellë do ta vesh Bale

11:44 | 10 Prill 2019

Agjenti Jonathan Barnett ka thënë se Gareth Bale nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid gjatë dritares së transferimit të verës.

Bale ka duruar një fushatë zhgënjyese në Bernabeu dhe rikthimi i Zinedine Zidane ka rezultuar në vazhdimin e lidhjes së Uellsianit me një largim nga klubi, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Barnett ka hedhur poshtë këto sugjerime, duke këmbëngulur se 29-vjeçari mbetet i lumtur me jetën në Spanjë.

Barnett është cituar nga The Mirror të ketë thënë: “Ai është shumë i lumtur këtu, ai është një lojtar i Real Madridit dhe tani ai nuk po mendon për një kthim në Angli, nuk mund të parashikoj të ardhmen, por tani ai është i lumtur”, ka thënë ai.

Manchester United është kredituar me një interes në Bale, i cili ende ka mbetur më shumë se tre vjet në marrëveshjen e tij./ORAinfo/

Komento: