Interi nuk po kalon nëpër një formë të mirë.
Por, Mauro Icardi është një nga futbollistët që duhet të merret si shembull sipas Wanda Narës.
Agjentja dhe bashkëshortja e kapitenit të Interit nuk i kursen fjalët e mira për partnerin e saj pas situatës së vështirë që po kalojnë zikaltërit.
“Ka kapitenë që janë krenarë vetëm kur fitojnë, kapitenë që nuk luftojnë për të mirën e ekipit. Kapitenë që në momente të vështira braktisin shokët e ekipit. Ti je nga ata kapitenë që lufton deri në fund”, ka shkruar Wanda në rrjetet sociale.
Ky është një sinjal pozitiv për tifozët zikaltër, për shkak edhe sepse tratativat e rinovimit mes argjentinasit dhe klubit. Duket se argjentinasi nuk do ta braktisë ekipin italian.