Përfundon “telenovela”, këtë fanellë do ta vesh Icardi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përfundon “telenovela”, këtë fanellë do ta vesh Icardi

19:43 | 23 Prill 2019

Wanda Nara ka përsëritur sot se bashkëshorti i saj, Mauro Icardi do të qëndrojë në Milano.

Duke folur me Verissimo kohët e fundit, kur ajo tha se Icardi do të jetë patjetër në Interin sezonin e ardhshëm, sot ajo shkoi edhe më tej, duke thënë se familja e saj është e lumtur dhe e vendosur në Milano, përcjell ORAinfo.

Icardi ka qenë subjekt i spekulimeve për të ardhmen e tij, që kur u hoq shiriti i kapitenit të Interit. Megjithatë, në javët e fundit duket se disa ura mes tij, Wanda dhe klubit janë ndrequr. /ORAinfo/

Komento: