Po e kërkon e gjithë Evropa, po Willian ka bërë të qartë të ardhmen e tij.
Willian i ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij të Chelsea, por ai ka njoftuar dëshirën e tij për të qëndruar në Stamford Bridge, gati gjashtë vjet pasi u bashkua së pari në klub përcjell ORAinfo.
“Unë nuk e di nëse ata më duan mua, por sigurisht që unë dua të vazhdoj këtu. Ky klub është shumë i veçantë për mua. Kam fituar tituj këtu, kam përzemërsi nga tifozët dhe nga njerëzit që punojnë në klub.
Jam i lumtur kur luaj mirë dhe shënoj gol. Mund të jap një kontribut tjetër “, ka thënë braziliani./ORAinfo/