E ardhmja e Jose Mourinhos, ende nuk ëdhtë e qartë.
Jose Mourinho nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’i rikthyer tek skuadra e Real Madridit. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Deportes Quatro”, 56 vjeçari ka thënë se nuk e ka aspak problem të rikthehet në “Santiago Bernabeu”.
“Nuk e kam aspak problem të rikthehem tek Real Madrid. Kam shumë kujtime fantastike. Ishte një eksperiencë unike. Ne kemi bërë gjëra të mrekullueshme së bashku, por në të njëjtën kohë edhe unë kam bërë disa gabime”, është shprehur Jose Mourinho.
Kujtojmë që portugezi ishte pjesë e kampionëve të Europës për 3 sezone, ku arriti të tifojë kampionatin, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e Real Madridit do e rikthejnë përsëri teknikun në krye të skuadrës.