Përfundon telenovela, kjo është e ardhmja e Edinson Cavani.

23:28 | 12 Gusht 2019

Zbulohet e ardhmja e Edinson Cavani.

Ylli i Paris Saint Germain, Edinson Cavani, është në vitin e fundit të kontratës së tij me kampionët e Ligue 1.

Cavani i ishte bashkuar skuadrës së PSG në vitin 2013, kur kalonte nga skuadra e Napoli, duke regjistruar suksese të mëdha në Paris.

Pasi po luan vitin e fundit në kontratën e tij, lojtari thuhej se mund të rikthehej tek Napoli, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh.

‘Fox Sports’ raporton se uruguaiani është pajtuar për një transferim tek skuadra e David Beckham, Inter Miami, porsa kontrata me PSG të skadojë, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Beckham pritet të debutojë në MLS në vitin 2020. Ata deri më tani kanë vetëm tre lojtarë të regjistruar.

Komento: