Përfundon telenovela, kjo është e ardhmja e Hamsik

12:31 | 11 Shkurt 2019

Marek Hamsik megjithatë do të transferohet në Kinë. Kalimi i tij të ekipi kinez Dalian Yifang ishte anuluar nga Napoli me arsyetimin se nuk ishin përmbushur kushtet e kontratës.

Gazeta Corriere dello Sport shkruan sot se Hamsik është aktualisht në Sllovaki për të ‘zgjidhur çështjet burokratike’ përpara se të fluturojë në Kinë, përcjell ORAinfo.

Gazeta shton se Dalian do të finalizojë marrëveshjen e tyre për 31-vjeçarin “në 24-48 orët e ardhshme”.

Nga kjo marrëveshje Napoli do t’i arkëtoj 20 milionë euro.

Hamsik, nga ana e tij, pritet të fitojë 9 milionë euro plus bonuse gjatë tre sezoneve të ardhshme dhe të bashkohet me Yannick Carrasco dhe bashkë. /ORAinfo/

Komento: