Përfundon “telenovela”, ky është trajneri i ri i Juventusit

22:45 | 14 Qershor 2019

Maurizio Sarri, pritet të prezantohet si trajner i ri i Juventusit pasi Chelsea arriti një marrëveshje me kampionët italianë mbi një kompensim për lirimin e 60-vjeçarit nga detyrat e tij në Stamford Bridge.

Fabio Paratici, ka kaluar ditët e fundit në Londër duke folur me drejtorin e Chelsea, Marina Granovskaia dhe në fund një marrëveshje është arritur, përcjell ORAinfo.

Burimet e njohura kanë konfirmuar se një marrëveshje tashmë është arritur dhe vetëm detajet më të hollësishme mbeten të finalizohen./ORAinfo/

Komento: