Përfundon “telenovela”, ky është trajneri i ri i Milanit

18:46 | 09 Qershor 2019

Marco Giampaolo, është tashmë në Milan dhe është gati të nënshkruajë kontratën dyvjeçare, me mundësi për një të tretën, pasi Sampdoria ta lirojë atë.

Sky Sport Italia raporton se Giampaolo tashmë është kthyer në Itali pas pushimeve të tij të shkurtër në Kroaci, përcjell ORAinfo.

Ai pritet të takohet nesër me presidentin e Sampdorian, Massimo Ferrero dhe pastaj mund të nënshkruajë kontratën me Milanin.

Do të jetë një marrëveshje dyvjeçare me opsionin për një të tretën, me vlerë rreth € 2 milion për sezonin./ORAinfo/

Komento: