Përfundon telenovela, Lookman zyrtarizohet nga Atletico Madrid

19:01 | 02 Shkurt 2026

Ademola Lookman ka bërë lëvizjen e madhe në ditën e fundit të merkatos së janarit.

Ai ka vendosur t’i bashkohet gjigantit spanjoll, Atletico Madrid nga skuadra e Atalantës.

Atletico, pagoi rreth 40 milionë euro për shërbimet e nigerianit, i cili nënshkroi kontratë katërvjeçare.

Lookman, kishte pasur sukses me klubin e tij të deritanishëm, Atalantën ku ka arritur të fitojë titullin e Europa League në vitin 2024.

Komento: