Përfundon telenovela, Manchester United po e transferon yllin e Juventusit

17:52 | 08 Maj 2019

Manchester United pritet të bëjë një blerje të madhe në afatin e transferimeve të verës.

Klubi anglez është bërë gati që ta paguaj klauzolën e blerjes së Paulo Dybala.

Lojtari argjentinas nuk e ka gjetur vetën këtë sezon me Juventusin pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.
Dybala shumicën e ndeshjeve i ka filluar nga stoli dhe nuk ka qenë i kënaqur.

Sipas mediave në Angli, Manchester United po përpiqen të shfrytëzojnë këtë moment për ta afruar në skuadër.

“Djajtë e Kuq” janë gati të paguajnë klauzolën rreth 100 milionë euro për ta transferuar Dybalën.

Komento: