Marcelo ka insistuar se do të qëndrojë në klubin madrilien.
Ka qenë një sezon i vështirë për brazilianin, i cili ka qenë i bllokuar në kohë dhe i lidhur me një lëvizje për t’u bashkuar me ish-bashkëlojtarin e tij Ronaldo në Juventus, përcjell ORAinfo.
Por Marcelo është përpjekur të hedh poshtë thashethemet që mund të largohet. Pas ardhjes së Zidanit, braziliani dëshiron ta vazhdojë aventurën e tij në Santiago Bernabeu./ORAinfo/