Përfundon “telenovela”, Mourinho te gjiganti evropian

21:02 | 04 January 2019

Benfica ka identifikuar Jose Mourinhon si menaxherin e tyre të ardhshëm pas shkarkimit të Rui Vitoria.

Skuadra e madhe portugeze ka njoftuar shkarkimin e Vitorias pas humbjes nga Portominense dhe në të njëjtën kohë ka kontaktuar menjëherë Jose Mourinhon.

Portugezi është i papunë që pak javë pas shkarkimit nga Manchester United. Pikërisht Benfika është skuadra e parë që Mourinho e ka drejtuar.

Por, me këtë skuadër nuk ishte ndarë mirë pasi që pas vetëm tre muajsh ishte larguar për shkak të përplasjeve me drejtuesit e klubit për shkak të kontratës.

Komento: