Përfundon “telenovela”, nesër Rabiot kryen testet mjekësore te gjiganti i madh

16:58 | 30 Qershor 2019

Adrien Rabiot do t”i ketë testet mjekësore të tij te Juventusit të hënën në mëngjes, përpara nënshkrimit të kontratës katërvjeçare.

Një marrëveshje ishte bërë këtë javë, por bardhezinjtë vendosën të prisnin derisa të përfundonte marrëveshja e Paris Saint-Germain,përcjell ORAinfo.

Ai u kërkua gjithashtu nga Manchester United dhe Barcelona, por ishte i bindur për t’u bashkuar me Juventusin.

Është raportuar se ai do të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 7 milion euro në vit plus shpërblime, plus një tarifë prej 10 milion euro për nënshkrimin./ORAinfo/

Komento: