Përfundon telenovela, Paul Pogba në janar i bashkohet gjigantit Evropian

08:47 | 18 Dhjetor 2018

Paul Pogba po largohet përfundimisht në janar nga Manchester United.

Mediat në Itali raportojnë se Juventus po e transferon mesfushorin francez, Paul Pogban qysh në afatin e janarit.

Francezi është i pakënaqur në Old Trafford, pasi ai është ndaluar të luaj nga menaxheri Jose Mourinho, përcjell ORAinfo.

Pogba ka qenë i lidhur ngushtë me një kthim në Torino, dhe ‘Zonja e Vjetër’ është takuar dje me agjentin e lojtarit Mino Raiola.

Sipas Quotidiano Sportivo, Juventusi dëshiron të bëjë një marrëveshje që në janar, marrëveshje e cila do të përfshinte kalimin e huazuar të Pogbas me mundësi blerje në fund të sezonit.

Ende nuk duhet nëse Manchester United do të lejojë një nga pasuritë e tyre më të mëdha të largohen gjatë sezonit, veçanërisht pasi edhe karriga e Jose Mourinhos nuk është e sigurt për edicionin e ardhshëm 2019-20. /ORAinfo/

Komento: