Përfundon ‘telenovela’, shifra e ‘çmendur’ e kontratës së re të Luka Modric

21:56 | 30 April 2019

Luka Modric zbulon të ardhmen

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Luka Modric do të qëndrojë te Real Madrid edhe sezonin tjetër.

Telenovela në lidhje me të ardhmen e mesfushorit kroat, fitues i Topit të Artë, ka marrë fund.

E përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo” shprehet se palët janë shumë pranë nënshkrimit të marrëveshjes, për të shtyrë bashkëpunimin deri në vitin 2021.

Kontrata aktuale e lojtarit skadon në verën e vitit 2020, por kroati do ta shtyjë atë edhe me një vit.

Nga kontrata e re, Modric do të përfitojë 11.5 milionë euro në sezon, më shumë nga sa përfiton aktualisht (10.5 milionë euro). Duket se klubi ka vendosur të pranojë një rritje të lehtë të rrogës, për të evituar që kroati të largohet në fund të sezonit, transmeton telesport.

Inter ka kohë që ëndërron mesfushorin 33-vjeçar, por tashmë shpresat janë shuar përfundimisht.

Pritet që brenda javës së ardhshme palët të zyrtarizojnë marrëveshjen, duke i dhënë fund dilemës në lidhje me të ardhmen e Luka Modric, nënkampion i botës.

Komento: