Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi u takua me Arsene Wenger në Doha javën e kaluar, thotë L’Equipe.
Ish-drejtori i Arsenalit është ende i lidhur me rolin e drejtorit sportiv në gjigantët e Ligës 1, ndërsa ai e sheh kthimin në fushë pas largimit të tij nga Arsenali përcjell ORAinfo.
Francezi u takua me presidentin në Katar për të diskutuar mundësinë e marrjes së detyrës nga Antero Henrique, i cili është përballur me kritika të rënda kohët e fundit./ORAinfo/