Përfundon telenovela: Ylli i Milanit transferohet në Angli

12:35 | 27 July 2019

Arrihet marrëveshja, ylli i Milanit transferohet në Premierligë.

Patrick Cutrone është kthyer në Itali për ta finalizuar kalimin te klubi i Premierligës, Wolverhampton Wanderers.

Sulmuesi italian është parë duke u larguar nga qendra stërvitore e Milanit në Boston dhe ka fluturuar drejt Italisë, transmeton Gazeta Express.

Agjencia e lajmeve ANSA raporton se klubi kuqezi dhe Wolves kanë arritur marrëveshje, pasi kjo e fundit e rriti ofertën në 20 milionë euro plus pesë milionë të tjera bonuse për 21-vjeçarin.

Cutrone është bindur po ashtu për kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore 3 milionë euro.

21-vjeçari e ka kaluar gjithë karrierën në Milan, pasi ka dalë nga akademia e klubit para se të ftohej në ekipin e parë dhe të bëhej golashënuesi më i mirë i skuadrës në sezonin 2017/18.

Ai i ka shënuar 27 gola në 90 paraqitje për ekipin e parë të Milanit.

Komento: