Përfundon testimi i Maturës në “Shtjefën Gjeçovi” – Zv.drejrori Berisha jep detaje

14:05 | 26 Gusht 2023
perfundon-testimi-i-matures-ne-“shtjefen-gjecovi”-–-zv.drejrori-berisha-jep-detaje

Në qendrën e kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, Testi i Maturës për afatin e dytë është mbajtur pa asnjë vonesë dhe gjithçka ka shkuar në rregull, ka konfirmuar për Ekonomia Online, zv.drejrori Nazim Berisha.

Berisha tha se testet janë shpërndarë në kohë dhe nxënësit janë shprehur të përgatitur. Ai ka treguar se në këtë shkollë janë testuar 90 nxënës kurse 95 të tjerë në Shkollën “Xhemail Mustafa”.

Përderisa në gjithë vendin 6 mijë e 670 maturantë kanë përfunduar testin e maturës në afatin e dytë.

Procesi i testimit ka filluar në orën 10:00 dhe ka përfunduar në 13:00.

Komento: