Përfundon votimi i raundit të parë për zgjedhjen e presidentit

21:05 | 03 Prill 2021

Përfundon votimi i raundit të parë.

Ka përfunduar votimi i parë për kandidatët për president të ri të vendit.

Deputetët e pranishëm në sallë kanë pasur mundësinë e votës së fshehtë në procesin zgjedhor për President të Kosovës.

Në raundin e parë të pranishëm në Kuvendin e Kosovës ishin 82 deputetë, por që disa prej tyre nuk dolën për të hedhur votën e tyre.

Ndër ata që nuk votuan në këtë raund të votimit ishin: Agim Veliu, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj e disa të tjerë.

Kësisoj në kutinë e votimit janë 79 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe kësisoj nuk ka vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur në raundin e parë pasi nevojitën 81 vota.

Komento: