Përgadituni: Kështu do të jetë moti nesër

14:11 | 13 Shkurt 2021

Instituti Hidrometeorologjik publikon parashikimin e motit për të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për të dielën.

Sipas IDK-së, të dielën do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta.

Komento: