Përgatitën vrasjen e rëndë me pagesë, pejanët arrestohen nga Policia

09:03 | 04 Prill 2024
pergatiten-vrasjen-e-rende-me-pagese,-pejanet-arrestohen-nga-policia

Dy perosna janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë, shkruan FrontOnline.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur pasi që ishte përgatitur një vrasje e rëndë ku njëri nga të dyshuarit i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër për ta kryer aktin e vrasjes.

Rasti është cilësuar si përgatitje për vrasje të rëndë.

Njoftimi Policisë:

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Komento: