Fitorja e djeshme kundër Cagliarit mund të hapë një cikël të ri fitues për Milanin, i cili ka rifituar vendin e katërt dhe mund ta ruajë atë nëse fiton ndeshjet e radhës përcjell ORAinfo.
Ekipi i Gennaro Gattuso në javët e ardhshme duket se ka një orar mjaft të volitshëm.
Sfidën e vështirë llogaritet ajo kundër Atalanta që zhvillohet si mysafir e që do të jetë një konfrontim real që do të shihet si një provë e pjekurisë për Milanin.
Pas kësaj, skuadra e Rossonerëve do të përballet me Empoli dhe Sassuolo në shtëpi para se të ballafaqohet me Chievo Verona ,
17 Marsi do të jetë kthesa e derbit me Interin. Pa harruar ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë kundër Lazios në Olimpico më 26 shkurt./ORAinfo/