Përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, sot mblidhet KQZ

12:35 | 08 Shkurt 2020

Presidenti i vendit ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës, të cilat do të mbahen me 15 mars.

Komisioni Qendror Zgjedhor sot do të mbajë mbledhjen e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.

Përmes një komunikate për media, KQZ-ja ka njoftuar se mbledhje do të mbahet në ora 14:30.

“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 8 shkurt, ora 14:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës lidhur me procesin e përgatitjes për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim.

Komento: