Mësoni se cilat do të jenë temperaturat që do të na shoqërojnë në ditët në vazhdim.
Nesër në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohtë, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Në mëngjes në ultësira parashihet të krijohet mjegulla dhe ngricat.
Ngrica më shumë parashihet të ketë përgjatë relievit kodrinorë-malor.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, njofton IHMK.
Sipas IHMK’së, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.