Keni bërë plane për ditët e ardhshme.
Ja ҫfarë moti do të mbretërojë.
Ditëve në vijim më butë dhe intervale më të gjata me diell, në fundjavë reshje të dobëta shiu.
27.02.2019 – Ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, si dhe masave të ngrohta ajrore që do të shtrihen mbi rajonin tonë nga Evropa qendrore.
Nën këto kushte pritet të mbajë mot më i butë dhe me intervale më të gjata me diell.Në fundjavë një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të kaloj mbi vendin tonë duke sjell mundësi për reshje shiu gjatë ditës së shtunë dhe rënie të lehtë të temperaturave.
Sipas parashikimeve të fundit, në fillim të javës së ardhshme rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të favorizojnë rritje të temperaturave lartë mbi vlera mesatare.
Në ditët në vijim, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave normale, gjatë ditës, e në orët e mbrëmjes mund të rriten edhe në të pashëndetshme.
28.02 – Më butë, kryesisht kthjellët dhe me diell.1.03 – Mot i butë, me vranësira dhe diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e vende-vende priten reshje të dobëta shiu, e në vise malore borë.
2.03-3.03 – Të shtunën vranësira dhe intervale me diell, kohëpaskohe me riga lokale shiu. Ditën e diel, kryesisht me vranësira, pa të reshura. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.4.03 – Butë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -1C deri në +3C, e maksimale nga 10C deri në 15C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriu 2-7m/s.. Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale.