Moti pritet të ndryshojë në vendin tonë.
Java në vijim do të karakterizohet nga depërtimi i fushave të presionit të ulët nga Atlantiku dhe masave të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit.
Nën këto kushte ditën e hënë priten reshje shiu që më vonë do të shndërrohen edhe në reshje bore, e pritet të vazhdojnë paraditen e ditës së martë. Edhe ditën e enjte priten reshje shiu, të cilat në mbrëmje do të përzien me borë.
Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin mot të butë dhe rritje graduale të temperaturave.
Pas përmirësimit të vlerave të cilësisë së ajrit ditëve të fundit, kjo si shkak i qarkullimit të mjaftueshëm ajror dhe motit të ngrohtë, edhe në ditët në vijim pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, e vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare dhe të mira.